20 sportele për festat e fundvitit
Festat e fundvitit kanë sjellë një numër të lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit. Pothuajse çdo ditë nisen nga dy tragete nga porti i Barit për në Durrës.
Për shkak të pandemisë, 8 mjekë dhe infermierë nga Drejtoria e Shëndetit Publik bëjnë matjen e temperaturës për udhëtarët dhe kontrollojnë respektimin e masave antiCovid.
Në terminalin e trageteve aktualisht funksionojnë 20 sportele të Policisë Kufitare, për të përpunuar në një kohë sa më të shpejtë pasagjerët që vijnë nga portet italiane drejt vendit tonë.
Tv Klan