Kështjella Windsor e familjes mbretërore është gati për të pritur festat e fundvitit. Rezidenca mbretërore zbuloi dekorimet për këtë vit dhe punonjësit që janë marrë me dekorimet zbulojnë pak edhe rreth Pemës së Krishtlindjeve.

Kathryn Jones, kurore e kështjellës: Çdo vit gjatë muajit shtator ne çojmë dikë për të zgjedhur pemën që do të zbukurohet për Krishtlindje. Është një pemë e vërtetë, kështu që ujitet gjatë gjithë kohës brenda kështjellës dhe në fund të Krishtlindjeve do të dërgohet përsëri në  vendin e saj për tu rimbjellë.

Disa prej dekorimeve janë edhe të viteve të hershme.

Kathryn Jones, kurore e kështjellës: Disa dekorime janë ricikluar, kështu që jemi përpjekur ti ripërdorim disa prej tyre. Këtë vit kemi shumë dekorime në ngjyrë të kuqe dhe ngjyrë ari që shkojnë shumë me ambientet e kështjellës mbretërore.

Për ata që duan të shohin më nga afër dekorimet e këtij viti Pallati Mbretëror ka zbuluar datat ku vizitorët mund të shijojnë magjinë e festave .Biletat për fëmijët  dhe personat me aftësi të kufizuara janë me ulje çmimi.

Klan News