9 – vjeçarja Gabby Pettigrew po flinte në tendën e familjes në ishullin Moreton, Australi, kur u zgjua në mëngjes dhe gjeti të mbërthyer rreth krahut një piton 2.5 metra të gjatë.
Zvarraniku kishte hyrë nga një pjesë e çarë e tendës.
“Mbaj mend vetëm që u zgjova dhe u tmerrova kur pashë gjarpërin rreth krahut
“, tha Gabby për 9News.
“Po më shtrëngonte dhe ishte shumë i rëndë, por nuk më dhimbte, deri në momentin që më pickoi”.
Babai i Gabby -t, Simon, e kapi gjarpërin jo helmues nga pjesa e nofullës dhe e hoqi mënjanë në mënyrë që ta shqiste nga krahu i së bijës.
9 – vjeçarja mori ndihmën e shpejtë nga punonjësit në ishull dhe më pas u dërgua në spitalin Redcliffe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimi i ambulancës në Queensland të Australisë tha se vetëm përgjatë muajve të parë të 2017 -ës, më shumë se 300 persona raportohen të jenë pickuar na gjarpërinjtë.
Queensland është ‘shtëpi’ për disa prej specieve më të rrezikshme të gjarpërinjve./tvklan.al