Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Social Demokrate sot ka mbushur 9 vjeç. Për një parti politike këto duken shumë kur kujton situatat konfliktuale brenda saj, ndarjen me Berishën, fushatat e përbashkëta për fitore me PS në ’97 vazhdimësinë në koalicion etj.  

Gjinushi sot u ka shtrënguar duart shumë miqve dhe ka trokitur gotat edhe me përfaqesues të Trupit Diplomatik në Tiranë, përfaqësues të shtypit, të komuniteteve fetare etj. Në këtë përvjetor të krijimit të PSD, shkëlqyen me mungesën e tyre përfaqësuesit e opozitës por dhe përfaqësuesit e partive aleate në koalicion, si PAD, PBDNJ dhe Partia Agrare.

Çdo të thotë 9 vjet jetë për një parti? Kryetari i Partisë Social Demokrate pohon.

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Gjithmonë përvjetoret janë momente reflektimi për rrugën e ndjekur nga Partia dhe veçanërisht për ambicjet që ka. Vlerësojmë që PSD tashmë ka një fizionomi të qartë, ka një përvojë të gjatë politike. Pra ka 9 vjet që e ushtron aktivitetin e saj në arenën politike shqiptare dhe një arenë mjaft e vështirë. Ne kemi qenë protagoniste në të gjitha ngjarjet kryesore. PSD ka marrë pjesë në disa Qeveri të koalicionit apo të pajtimit kombëtar dhe gjithmonë ka qenë prezente në Kuvend dhe e tillë do të jetë dhe në të ardhmen”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari