Kryeministri Britanik Toni Bler është rikthyer sot në mëngjes në Prishtinë ku ka qënë dhe dje pas përfundimit të Samitit të Sarajevës. Bler e ka kaluar natën në Shkup për arsye sigurie. Ai është takuar sot me Komandantin e KFOR -it Gjeneralin Ser Majkell Xhekson dhe Administratorin e OKB-së për krahinën Bernard Kushner.
Bler ka patur takime me Kryeministrin e Qeverisë së Përkohshme Hashim Thaçi dhe liderin e LDK-së Ibrahim Rugova. Ai është shoqëruar nga brohoritje entuziaste të banorëve të Prishtinës. Ministri i Jashtëm Robin Kuk ka hedhur poshtë njoftimet e mediave sipas të cilave UÇK-ja po drejton tashmë Krahinën./tvklan.al