Fjolla Morina është bërë një nga personazhet më të komentuar të showbizit përsa i përket jetës së saj private. Ajo është përfolur gjatë për lidhjen e dashurisë dhe për fejesën me biznesmenin e njohur Fisnik Syla. Pasi zyrtarizuan lidhjen dyshja ndan shpesh herë foto së bashku në rrjetet sociale duke shprehur dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrit.
Javën e kaluar Fisniku ka festuar 30-vjetorin e tij nga ku nuk kanë munguar as foto nga festa gjigande me miq dhe familjarë. Fjolla Morina i uroi partnerit ditëlindjen me fjalët më të ngrohta dhe lutet që ditët e tyre të jenë të mbushura me shumë dashuri dhe gëzim.
“Një natë e paharrueshme dhe një festë ditëlindjeje me miqtë e të dashurit tanë. Shpresoj të festoj gjithmonë me dashurinë e jetës time. Lutem që jeta jonë të jetë e mbushur me dashuri dhe gëzim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ishte urimi i Fjollës.


Por a e dini se sa vite më e madhe është Fjolla nga Fisniku?
Këngëtarja është 41 vjeç dhe kanë një diferencë prej 11 vitesh me njëri-tjetrin. Kjo është një dëshmi se dashuria nuk njeh moshë! /tvklan.al


