Urdhri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u ndalohet të gjitha mediave publikimin e përgjimeve të “Dosjes 339/1 të botuar sot tek media gjermane “Bild”, ka ngjallur jo pak reagime nga gazetarët e ftuar në “Opinion” në Tv Klan si dhe nga vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu të cilën e quajti një idiotesi.
Lidhur me këtë urdhër në faqen Opinion Tv Show është publikuar sondazhi me pyetjen: A ka të drejtë prokuroria të ndalojë publikimin e dokumentave të skandaleve që zbulon media?
Në sondazh kanë votuar 6400 veta ku 86% votojnë kundra urdhrit për ndalimin e publikimit të përgjimeve të dosjes 339/1 dhe 14 % e tyre kanë votuar pro./tvklan.al