Një nga vajzat që protagonisti i Love Story në TV Klan, Saimiri, zgjodhi të ndajë një bisedë vetëm për vetëm me të, ishte edhe Meri.
Pasi u shërbeu çajin konkurrenteve të tjera në takimin e mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij, ai ndau pak çaste me bukuroshen nga Elbasani.
Teksa Meri i vë në dukje Saimirit se ai është gjatë gjithë kohës duke qeshur, 33-vjeçari i thotë se është normale të buzëqeshë kur shikon atë.
“Kur të shoh ty normal që duhet të buzëqesh. Në rradhë të parë një kompliment, qenke bërë shumë e mirë, të shkon kjo shamia kështu. Të kam parë që je shumë me emocione, je pak e ndrojtur”, i thotë ai.
Teksa e pohon këtë fakt, Meri thekson se ka shumë gjëra që do të thotë, po gjithmonë stepet. Më tej ajo e pyet nëse Saimiri ka lënduar ndonjëherë një vajzë.
“Pak se kam natyrën, personalitetin tim që jam pak e qetë. Kam shumë gjëra që dua t’i them në mendje por asnjëherë nuk i tregoj. Gjithmonë vetëm stepem. Ke lënduar ndonjëherë ndonjë femër?”, pyet ajo.
Në përgjigje të kësaj pyetje, Saimiri thotë se mund të ketë lënduar por pa qëllim.
“Mund të kem lënduar pa qëllim, sepse kurrë s’dua që të lëndoj një femër ose të thyej një zemër. Jam njeri shumë i drejtë dhe shumë direkt. Po më pëlqeu dikush i’a them, edhe bëj maksimumin që ta bëj për vete, ose po nuk më pëlqeu gjithashtu i’a them dhe nuk do ta mbaj me shpresë kot që ta lendoj”, shprehet Saimiri.
Më tej ai e pyet Merin nëse është xheloze, teksa ajo i thotë se është një person shumë mendjehapur.
Saimiri: Ti je xheloze?
Meri: Unë jam shumë mendjehapur dhe që e vogël e kam fituar atë pavarrësinë time. Kam punuar që 18 vjeçe dhe arrita t’ia dal mbanë vetë, kështu që kam parë dhe kam kaluar disa gjëra dhe nuk mund të bëhem xheloze.
Ndryshe nga takimet me vajzat e para, me Meri nuk përqafohet me Saimirin në fund të bisedës./tvklan.al