Ajo është padyshim një nga zbulimet e edicioni të pestë të “X Factor Albania” në Tv Klan.

Kleansa Susaj u rendit e treta në finalen e madhe të talent shoë, por padyshim është një nga talentet më premtuese të tregut shqiptar.

Sonte, Kleansa ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku foli për eksperiencën e saj në “X-Factor”. E pyetur nëse u mërzit që doli e treta, Kleansa tha: “Jo, nuk u mërzita. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Të shkosh në finale nuk është diçka e vogël. Unë u mërzita që mbaroi dhe nuk do takoja aq shpesh konkurrentët dhe mentorët”.

/tvklan.al