Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ishin sot të ftuarit e radhës në “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Kjo ishte intervista e parë e këngëtarëve si çift dhe gjatë emisionit zbuluan më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Ishte drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ai që iu drejtua Prelvukajt me pyetjen nëse e dhunon Eni, por përgjigja e tij i bëri të gjithë të qeshin teksa tha se s’guxonte të përgjigjej. Ai sqaroi se ata kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se mes tyre nuk ka “sherr”.

Ermal Mamaqi:

Ju ziheni shpesh? A ushtron Eni dhunë ndaj teje Genci?

Eni Koçi:

Përgjigju Genci se për ty ishte pyetja…

Genc Prelvukaj:

S’guxoj të përgjigjem…

Eni Koçi:

Të lutem shumë sqaroje për publikun këtë deklaratë se do thonë pastaj Eni është e dhunshme.

Genc Prelvukaj:

Jo Ermal, por Enin shumë shpesh kur takohemi e shoh të pikëlluar dhe kur e pyes çfarë ka, më thotë jam duke menduar për një sherr se nuk bëhet më kështu…

Eni Koçi:

Kjo është për të bërë marshalla, por nuk zihemi. Ne jemi tipa të kundërt, unë edhe gërmoj për ndonjë sherr

.

/tvklan.al