Gazetari: “Një pjesë e tregtareve të karburanteve në kryeqytet sapo kanë nisur të ulin çmimin e naftës me rreth 5 lekë për litër. Megjithatë kjo nuk reflekton uljen drastike qe çmimi i arit të zi ka njohur në bursat ndërkombëtare në muajt e fundit. Industrialistët shqiptarë këmbëngulin se tregtarët e karburanteve abuzojnë me çmimin dhe se ka mjaft hapësire për një ulje të mëtejshme të çmimeve”.

Gjergj Buxhuku. “Çmimi ka rënë me 5 lekë dhe kjo tregon dhe njëherë tjetër sesa keq funksionon ky treg. Këtu kemi marrëveshje të fshehta të shkruara apo të pa shkruara, kjo ka pak rëndësi, rëndësi ka fakti që produkti final jepet me çmime të cilat unë mendoj që janë tërësisht abuzive bazuar në të gjitha llojet e analizave që mund të bëhen. Ulje masive e çmimit ka ndodhur në të gjitha vendet e botës”.   

Në  lidhje me abuzimin në tregun e karburanteve në vend, prej marsi të këtij viti autoriteti i konkurrencës ka ndërmarrë për herë të parë një hetim të hollësishëm.

Lindita Milo: “Në pranverën e vitit 2008… komisioni i autoritetit të konkurrencës hapi procedurat e hetimit në sektorët të hidrokarbureve dhe aktualisht ne jemi nën proces. Ne e kemi në vëmendjen tonë faktin që është një sektor shumë sensitiv”.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, është e kufizuar në dhënien e detajeve pasi hetimi është në proces e sipër. Megjithatë ajo pohon se doganat dhe tatimet po vonojnë procesin.

Lindita Milo: “Autoriteti i Konkurrencës qoftë dhe nga procedurat e fundit të të ndjekura kërkon që të bazohet ose mirë të mbështetet me gjithë sportin nga gjithë institucionet e tjera publike. Ne kërkojmë më tepër bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”.

Gazetari: Ku mendon se keni të dhëna ose rezultate të kësaj pune që bëni?

Lindita Milo: “Besoj se deri në fund të vitit do të keni”.

Gazetari: “Në rast se Autoriteti i Konkurrencës konstaton abuzime, penalizmi për kompanitë shkon në 2 deri në 10% të xhiros vjetore, por sakaq edhe sipas konfindustrisë, tregtarët e karburanteve abuzojnë me të paktën 25%, shifër e cila është disa herë më e lartë se gjoba e Autoritetit të Konkurrencës, në rasty se do të ketë një të tillë”./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Montazh: Ergis Hasanbelli