Për këtë verë kemi parë mbizotërimin e “French”-it, ngjyrave neon dhe së bardhës minimaliste në thonj. Nuk ka munguar as një disenjo që daton në vitin 2010: ombré. Për vitin 2024, rikthehet ombré rozë.

Nga miksimet e ngjyrave të forta te “French”-i, tonalitetet e ëmbla mund të krijojnë kombinime fantastike. Këtë vit rekomandohet edhe efekti holografik, aureola dhe xixat. Shkrirja e rozës me ngjyra si e kuqja, e verdha apo portokallia është gjithashtu një formë shumë e preferuar. Printi i leopardit nuk mungon asnjëherë, por 2024 ka shënuar një rikthim të bukur të tij.

Mermer rozë, tonalitete të zbehta apo të forta, shkëlqim perle, gradient, flutura apo flakë, ka një sugjerim për këdo. Në galerinë e mëposhtme, mjafton të zgjidhni disenjon e preferuar për ta provuar.

/tvklan.al