Një adoleshent në Bjellorusi i cili po vuan dënimin prej 15 vjetësh burg për vrasjen e një gruaje me sharrë elektrike në një qendër tregtare, po ashtu është dënuar me 22 vjet burgim për një rast të vrasjes së mbetur në tentativë.

Një gjykatë rajonale ka thënë se Uladzislau Kazakevich është shpallur fajtor pasi ka tentuar që të vrasë rojet e burgut, në qytetin Shklaou.

Gjykata ka njoftuar se në këtë dënim të ri do të inkuadrohet edhe dënimi paraprak për vrasje, prandaj Kazakevich do të qëndrojë në burg për 22 vjet.

Prindërit e të dënuarit thonë se ai vuan nga probleme mendore.

/REL