Një adoleshent ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi plagosi me thikë një person. Ai është një 16-vjeçar me iniciale S.S., banues në qytetin bregdetar.
Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të së hënës, në lagjen Nr.16. I lënduar ka mbetur 21-vjeçarin me iniciale A.K. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar thikën e përdorur nga adoleshenti, ndërsa shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt për motive të dobëta.
/tvklan.al