Një tjetër Yamal? Një nga prospektet më premtues së akademisë së Barcelonës, Toni Fernández ka vendosur të qëndrojë në klub dhe të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale vetëm dy ditë pasi mbushi 16 vjeç.
Siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, lojtari i lindur në Barcelonë kishte propozime nga disa klube në të gjithë Evropën.
Megjithatë Fernández ka hedhur firmën në letër duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij. Sulmuesi ka qenë duke u stërvitur me ekipin e parë dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës në turin stërvitor para sezonit.
Trajneri i ri Hansi Flick është një admirues i madh i lojtarit dhe e dëshiron atë si pjesë të skuadrës së parë sezonin e ardhshëm. Fernández konsiderohet si një nga produktet më të mira të ‘La Masia” dhe për këtë arsye klubi nuk dëshiron të mos nxitohet me të.
Spanjolli është një sulmues i gjithanshëm që mund të operojë si në krahë ashtu edhe si sulmues qendror. Marrëveshja e tij e re pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2027 me një zgjatje të mëtejshme një vjeçare që ka të ngjarë të përfshihet në marrëveshje.
Ai u transferua në klub në vitin 2018 nga Espanyol dhe ka tërhequr interes nga Bayer Leverkusen, Juventus dhe Manchester City, por ka vendosur të zgjasë qëndrimin e tij me Blugranat.
/tv.klan.al