Muaji prill do të jetë koha kur do të dihet emri i koncensionarit të aeroporti ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme. Koncensionimi i këtij aeroporti e ka gëzuar ministrin e Transportit dhe Post-telekomunikacionit Fatmir Limaj, ai pret që kjo ndërmarrje të ndryshojë rrënjësisht.

Fatmir Limaj: “Partneriteti Publiko-Privat për aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës parashikohet të marrë formën e një marrëveshje 20 vjeçare për dizanjim, ndërtim, financim, operim dhe transferim. Partneri privat do të investojë paratë e veta për të ndërtuar një ndërtesë të re terminali dhe hapësira të tjera të aeroportit.”

Për këtë qëllim tre konsorciumet e para kualifikuara për të fituar këtë kompani erdhën në Prishtinë që të njihen në infrastrukturën ekzistuese të ANP-së dhe mjedisin investues në Kosovë. Por post të mirave që do të sjellë për këtë kompani, Partneriteti Publiko-Privat, pritet të mbushë edhe arkën e shtetit.”

Hashim Thaçi: “Me pjesëmarrjen e një partneri privat në drejtimin dhe zgjerimin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, ne parashikojmë shërbime të përmirësuara dhe infrastrukturë të zgjeruar dhe gjenerimin e burimeve shtesë për qeverinë e republikës së Kosovës.”

Për pak vjet aeroporti i vetëm kosovar mendohet të ketë një kapacitet prej 2.5 milion pasagjerësh në vit. Ndërsa benefitet e Kosovës për këto 20 vjet do të jenë 400 milion euro. Pa investimet që pritet të bëhen brenda aeroportit./tvklan.al