Me afrimin e sezonit të ri shkollor qendrat e trajtimit te studenteve kane filluar përgatitjet për pritjen dhe akomodimin e tyre duke rritur në mënyrë te ndjeshme dhe kapacitetin e godinave.
Në konviktin e universitetit të Elbasanit për vitin e ri akademik ky universitet ka ne projektin e tij dhe ndërtimin e një godine të re.
Xhina Daiu: “Për rritjen e cilësisë së akomodimit ne njëkohësisht kemi hartuar edhe një projekt ët ri për ndërtimin e një konvikti, i cili do të bënte që të përmirësohesh ndjeshëm kushtet e studentëve nëpër dhoma.”
Nga ana tjetër në qendrën e trajtimit të studentëve në Korçë, përgatitjet për pritjen e tyre, kanë filluar prej disa ditësh.
Këtë vit konvikti i Korçës rezervon për studentet dhe kaldajat me gaz të cilat kane zgjidhur përfundimisht problemin e ngrohjes në muajt e dimrit.
Moza Mançelli: “Ajo që dua të theksoj për vitin e ri akademik është se nuk do lejojmë një mbipopullim të dhomave. Ndërhyrjet janë bërë në drejtim ët rikonstruksionit, meremetimit me lyerjet, dezinfektime, pastrime të të gjitha ambienteve ku priten të vijnë studentët.”
Në qytetin bregdetar të Vlorës qyteza Studenti funksionon me një kapacitet total prej 750 shtretërish.
Sipas drejtorit të konvikteve, Adhurim Rrapaj, ky vit do te jete dhe viti në të cilat do të plotësohen dhe kushtet optimale.
Adhurim Rrapaj: “Për sa i takon ujit, uji ka qenë gjatë gjithë kohës ka qenë prezent. Ne kemi depozita gati 30 mijë litra ujë kemi në godinën e vajzave dhe rreth 20 mijë litra në godinë e djemve. Kështu që këto janë kapacitete të mjaftueshëm për të përballuar këtë ngarkesë.”
Rrethet të cilat presin ardhjen e studenteve këtë vit te ri shkollor kane filluar punimet prej kohesh, në mënyrë që nga viti në vit kushtet dhe jetesa studentore të përmirësohet gradualisht./tvklan.al