Me afrimin e sezonit të ri shkollor qendrat e trajtimit te studenteve kanë filluar përgatitjet për pritjen dhe akomodimin e tyre duke rritur në mënyrë të ndjeshme dhe kapacitetin e godinave.

Në konviktin e universitetit të Elbasanit për vitin e ri akademik ky universitet ka në projekt dhe ndërtimin e një godine të re.

Xhina Daiu: “Për rritjen e cilësisë së akomodimit, ne njëkohësisht kemi hartuar edhe një projekt të ti për ndërtimin e një konvikti, i cili do të bënte që të përmirësohesh ndjeshëm kushtet e studentëve nëpër dhoma”.

Nga ana tjetër në qendrën e trajtimit të studentëve në Korçë, përgatitjet, për pritjen e tyre, kanë filluar prej disa ditësh.

Këtë vit konvikti i Korçës rezervon për studentet dhe kaldajat me gaz të cilat kanë zgjidhur përfundimisht problemin e ngrohjes në muajt e dimrit.

Mimoza Mançelli: “Ajo që dua të theksoj për vitin e ri akademik është se nuk do të lejojmë një mbipopullim të dhomave. Ndërhyrjet janë bërë në ndërhyrje të rikonstruksionit, meremetimit, me lyerje, dezinfektime, pastrime të të gjitha ambienteve ku priten të vinë studentët”.

Në qytetin bregdetar të Vlorës qyteza Studenti funksionon me një kapacitet total prej 750 shtretërish. Sipas drejtorit të konvikteve Adhurim Rrapaj, ky vit do të jetë dhe viti në të cilat do të plotësohen kushtet optimale.

Adhurim Rrapaj: “Përsa i takoj ujit, uji ka qenë gjatë gjithë kohës ka qenë prezent. Ne kemi depozita gati 30 mijë litra ujë kemi në godinën e vajzave dhe rreth 20 mijë litra në godinën e djemve. Kshuqë këto janë kapacitet të mjaftueshme për të përballuar këtë ngarkesë”.

Rrethet të cilat presin ardhjen e studenteve këtë vit të ri shkollor kanë filluar punimet prej kohesh, në mënyrë që nga viti në vit kushtet dhe jetesa studentore të përmirësohet gradualisht./tvklan.al

Gazetar: Fatos Salliu/Ornela Hila/Daniela Zisi