Pas turit elektoral që deputetët e mendimit ndryshe brenda partisë socialiste ndërmorën së fundmi në Pogradec, sekretari për marrëdhëniet publike Bardhyl Agasi shprehet se ende nuk është e qartë lista e kandidaturave socialiste për 2005-n, nëse këta deputetë do të jenë ose jo pjesë përbërëse e saj. Por, sipas tij, ka sinjale pozitive midis dy sensibiliteteve në partinë rozë, kjo nisur nga ftesa e disa ditëve më parë e Fatos Nanos për bashkëpunim si dhe deklarata e Ilir Metës për të votuar vendimet e grupit socialist.
Bardhyl Agasi: “Ne nuk kemi futur akoma në diskutime apo vlersime për kandidaturat për deputetët e ardhshëm ngaqë do të përfaqësojnë grupin parlamentar socialist dhe unë mendoj që pamvarsisht nga këto që kanë ndodhur në gjirin e partisë sonë, them biles, ka sinjale që vërtet nga të dy palët, në qoftë se do t’i quaj palë, për një kuptim të drejtë që kjo parti duhet të jetë sa më e bashkuar në mënyrë që edhe në zgjedhjet e ardhshme ne të shkojmë para elektoratit me nji mandat të suksesshëm dhe që premtojmë pastaj edhe për rifitimin e një mandati tjetër.” /tvklan.al