Në një sezon me ulje-ngritje te Milani, mbrojtësi Matteo Gabbia, është një nga lojtarët që po përballet me vështirësi të mëdha.
Futbollisti italian fitoi vendin e titullarit me ish-trajnerin Paulo Fonseca, duke qenë një nga më të spikaturit. Megjithatë pas emërimit të trajnerit Sergio Conceicao, Gabbia është aktivizuar vetëm në katër ndeshje në Serinë A.
Kjo ndodhi menjëherë pas rinovimit të tij deri më 30 Qershor 2029. Në lidhje me këtë, ka folur edhe agjenti i Gabbia-s, Tullio Tinti, i cili nuk i kurseu kritikat. Sipas tij, mbrojtësi është i denjë për të luajtur për Milanin.
“Ai e ka treguar se është i denjë për Milanin. Ka qëndrimin si një lojtar i Milanit. Duke qenë italian, ai gjithmonë duhet të bindë trajnerët. Të tjerët vijnë në skuadër dhe menjëherë iu japin fanellën”, u shpreh Tinti.
/tvklan.al