Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vreshtaria është një nga sektorët që po merr një zhvillim të ri kohët e fundit. Çdo vit mbillen rreth 40 hektarë vreshta, duke çuar sipërfaqen e përgjithshme në 7200 hektarë. Një vresht model në rrethin e Lezhës ka ngritur Luigj Frangaj.

Në këtë punë fermeri Frangaj është mbështetur nga projekti i shërbimeve bujqësore nën drejtimin teknik të specialistit të kësaj fushe Petraq Sotiri. Për të parë nga afër këtë përvojë bëri një vizitë Ministri i Bujqësisë Agron Duka.

Agron Duka: “Pikat kyçe të kësaj strategjie janë ngritja e kadastrës të vreshtarisë dhe verërave, ngritja e fidanishteve të certifikuara dhe të kontrolluara, ngritja e nivelit të laboratorit të kontrollit të verërave deri në akreditimin e tij nga BE, përmirësimi i bazës ligjore të sektorit privat në përputhje me atë të BE-së etj.”

Në takimin e zhvilluar në qytetin e Lezhës u prezantua strategjia e zhvillimit të vreshtave dhe verërave, ku për disa nga prodhuesit verërave u shpërndanë dhe çmime./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani