Konflikti familjar që shpaloset në “Shihemi në Gjyq” mes Vangjelit, motrës së tij të madhe, Parashqevisë dhe babait, Andonit përshkallëzohet me disa fyerje prej djalit. Vangjeli pretendon se i ati s’ka mbajtur premtimin për t’i dhënë shtëpinë e madje thotë se i takon sepse është djalë i vetëm.

Ndërsa ai debaton me motrën për këtë, Andoni ngrihet nga vendi ku është ulur në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv  Klan dhe thotë se përtej premtimit, i ka njësoj fëmijët. Në këtë pikë, Vangjeli nis të akuzojë motrën se i ka ndryshuar mendjen babait dhe s’ia kursen ca fjalë të ashpra as të atit.

Andon: Unë kam djersë dhe gjak si për ato, edhe për këtë.

Vangjel: Nuk është e vërtetë! Ai ma ka premtuar mua! Ajo atje, është një gjilpërë me kokë ajo që e shpon babanë dhe ia ka ndryshuar mendjen.

Parashqevi: Ore si më ofendon ti mua?

Eni Çobani: Ç’është kjo gjilpërë me kokë i thua motrës së madhe?

Vangjel: Ashtu është. Ore ik andej, ulu atje!

Andon: Ta pres kokën!

Vangjel: Nuk je burrë ti që s’mban fjalën!

Parashqevi: Znj. Eni, ato shtëpi janë të të treve. Është e kotë që ky vazhdon gjilpëra me kokë, të ketë turp. Unë jam motra e madhe, ti duhet të më dëgjosh fjalën…

Eni Çobani: Po pse je i bindur që ia ka ndërruar mendjen babait?

Vangjel: Po se ai deri dje më thoshte shtëpia është jotja, shtëpia është jotja.

Parashqevi: Ore me pëlqimin e vajzave. Si do të na linte ai neve jashtë? Pse, neve kush na ka rritur?/tvklan.al