Ky është momenti kur bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa mbërrin ne aeroportin e Rinasit, aty ku dhe iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” e dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, zbriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 20:05 dhe menjëherë hipi në këtë furgon të zi për t’iu drejtuar komisariatit të Rinasit.

Aty e pritën agjentët e BKH-së dhe Policisë së Tiranës, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë.

Menjëherë pas këtij momenti, Ajola Xoxa e shoqëruar nga avokatët e saj u mor nga oficerët e policisë.

Këto janë momentet kur ata lënë ambientet e komisariatit të Rinasit, dhe për ta dërguar drejt banesës së saj me qëllim zbatimin e masës së sigurisë të dhënë nga gjykata.

Sipas SPAK, Ajola Xoxa ka konsumuar 3 vepra penale. Konkretisht “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë”.

Tv Klan