Vazhdon me shumë sukses turi veror i “Akademisë së Yjeve”, qyteti mikpritës ishte Pogradeci. Me mijëra qytetarë dhe pushues dolën në sheshin përpara bashkisë për të shijuar performancat e artistëve më të rinj të skenës shqiptare dhe nuk u zhgënjyen pasi repertori i tyre ishte jo vetëm për rininë, po për të gjitha moshat e tjera.
Nata e Pogradecit u kthye në një festë shumë popullore duke sjellë argë5tim dhe variacione plot alegri për ë gjithë qytetarët të cilët prisnin emrat e Akademisë së Yjeve. Ky koncert u organizua në mbështetjen e kryetarit të bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi si dhje kompanive Pepsi, Raiffaisen Bank dhe Drita Travel Tours./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni