Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Deri tani Pogradecin e kanë frekuentuar rreth 120 mijë pushues. Kjo shifër është në rritje duke pasur parasysh se gjatë sezonit të kaluar turistik në këtë qytet kaluan pushimet verore 80 mijë persona.

Pushuesi: “Është një mjedis i pastër dhe tradita, mikpritja dhe shërbimi për turistët”.

Bashkia e këtij qyteti për të krijuar kushte sa më të mira ka hequr 170 ndërtime pa leje duke sjellë në dispozicion të pushuesve të gjitha sipërfaqet pranë liqenit. Po ashtu janë devijuar 2/3 e ujërave të zeza, si dhe janë rregulluar 11 mijë metra katror lulishte. Në këtë qytet është botuar dhe guida turistike, si dhe është ngritur dhe funksionon drejtoria e turizmit.

Artan Shkëmbi: “Është një situatë që ka sjellë rritjen e numrit të pushuesve krahasuar kjo me vitet e tjera, ndjeshëm mund të shikoni në rrugët e qytetit më shumë pushues, që kët vit, ndoshta pas kaq vitesh për herë të parë kalojnë pushime të plota në qytet, ndërkohë që fundjavat janë tepër të preferuara”.

Nga 30 km të vijës liqenore bashkia e qytetit administron 5 km dhe ka vazhduar investimet në funksion të investimit të bregut liqenor. Probleme paraqet bregu i liqenit nga Pogradeci për në Drilon e më pas për në Tushemisht, ku janë hedhur me qindra metra kub dhera dhe inerte./tvklan.al