Viti i ri mësimor në Akademinë e Mbrojtjes nis sivjet me rihapjen e degës së aviacionit duke e shtrirë edhe më tej vizionin ushtarak të përgatitjes së oficerëve të së ardhmes. Pas përballimit me sukses të krizës kosovare, edhe në kuadrin e Paktit të Stabilitetit, përgatitja cilësore e atyre që do të drejtojnë ushtrinë shqiptare është parë parësore nga struktura më të larta jo vetëm të mbrojtjes por dhe të shtetit shqiptar.
200 studentët e rinj që do të fillojnë studimet pranë kësaj Akademia do të kenë tashmë një program më cilësor si dhe një bazë didaktike të njëjtë me ato të vendeve perëndimore falë kjo dhe bashkëpunimit të ngushtë Akademitë Ushtarake të Gjermanisë, bashkëpunim i cili ka bërë të mundur ngritjen e shumë kabineteve dhe klasave shkencore e bashkëkohore.
Në fjalën e tij përshëndetëse si të komandës të akademisë të Ministrit Hajdaraga duke u nisur dhe nga gjendja aktuale u kërkua dhe më tepër modernizimi i sistemit ushtarak si dhe i forcimit të bashkëpunimit të strukturave të mbrojtjes shqiptare por dhe ato të vendeve të NATO-s. Parakalimi ceremonial i trupës studentore shënoi dhe fillimin e vitit të ri mësimor./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko