Erlis Çefa: “Fondi i vënë në dispozicion i këtij viti, pra i vitit 2008, e theksoj këtë dhe jo i vitit 2009 për arsye se do të fillojë pas pak kohe trajtimi i tij është prej 500 milion lekësh. Nga ana jonë janë trajtuar rreth 740 kërkesa nga subjekte të shpronësuara për kompensim financiar dhe nga përpunimi i të gjithë dokumentacionit ka rezultuar që kemi 163 fitues. I ftoj të gjithë përfituesit menjëherë sapo të marrin dijeninë, duke filluar që nesër në datën 3 shkurt 2009 të paraqiten para zyrave të agjencisë së kthimit, kompensimit të pronave për të vënë në dispozicion të zyrës sonë të financës numrin tonë të llogarisë së tyre ku do bëhet edhe derdhja e shumave përkatëse.”/tvklan.al