Lajme Arkiva 2003
Një 30 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Gurëz të Rrethit të Kurbinit. Nazmi Dervishi po drejtonte automjetin tip “Benz” me targa të Laçit duke u kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Adriatik. Makina ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e shpejtësisë me të cilën po e drejtonte.
Për fat të keq dalja jashtë kontrollit ka ndodhur në momentet kur automjeti po lëvizte sipër urën në hyrje të këtij fshati.
Makina është përmbysur duke rënë nga një lartësi prej katër metrash çfarë ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 30-vjeçarit Dervishi. Policia ka mundur të mbërrijë në vendngjarje por pa mundur të bëjë asgjë për shoferin e pashpresë i cili është dërguar menjëherë në morgun e Spitalit të Laçit.
…
Një tren mallrash ka dalë nga shinat në afërsi të stacionit të trenave në Durrës. Për fat të mirë incidenti nuk ka shkaktuar viktima. Treni i cili ishte ngarkuar me lëndë të parë në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë po ecte ngadalë në momentin e avarisë dh jo ka bërë që të mos rëzohen15 vagonat e tij.
Drejtoria e hekurudhave në Durrës ka deklaruar menjëherë pas ngjarjes se avaria ka ardhur si pasojë e amortizimit të linjës. Travesat e drurit kanë qenë të kalbura dhe janë hapur gjatë kalimit mbi shina.
Teknik të hekurudhave janë vënë menjëherë në punë për riparimin e defektit. Ndërkohë ky aksident nuk ka ndërprerë punën dhe lëvizjen e trenave të tjerë ta pasagjerëve apo mallrave, pasi kjo ka qenë një linjë dytësore hekurudhore./tvklan.al