Lajme Arkiva 2003
Aksident automobilistik në mes të qytetit të Durrësit, rreth orës 10 të mëngjesit një automjet i tipit “Benz” me targa të Durrësit ka përplasur një grua 27 vjeçare, ngjarja ndodhi në sytë e policisë rrugore.
Afërdita Nuzi i ka dalë përpara automjetit i cili udhëtonte me shpejtësi normale. Gruaja është përplasur në asfalt në pjesën e prapme të kokës duke lënë shenja të dukshme gjaku. Ajo kaloi në gjendje të rëndë shoku të shoqëruar me kriza të forta epileptike. Në këto kushte gruaja u dërgua në repartin e kirurgjisë nga vetë shoferi i “Benzit”.
Aktualisht ajo ndodhet në sallën e reancimacionit në gjendje mjaft kritike. Afërdita Nuzi nuk ka qenë në gjendje as ët tregonte emrin e saj. Identiteti i saj është bërë i ditur nga misionarët e “Nënë Terezës” në shtëpinë e të cilave gruaja jetonte prej disa javësh./tvklan.al