Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur Portës, 3 km larg qytetit. Rreth orës 20:00 një makinë tip Benz është përplasur me një makinë tjetër që kishte ndaluar anës rrugës dhe nuk kishte zbatuar rregullat e qarkullimit në kësi rastesh.
Përplasja e favorizuar edhe nga mungesa e ndriçimit, ka qenë fatale. Në vend ka vdekur Emanuel Osmani 23 vjeç, si dhe janë plagosur rëndë E. H. 22 vjeç dhe D. Q. 24 vjeç, që të tre nga qyteti i Fierit. Dy të plagosurit janë shtruar urgjent në reanimacionit të spitalit të Fierit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti fatal./tvklan.al