Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Një aksident i rëndë ka shkaktuar vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e tre të tjerëve në rrugën nacionale Fier-Lushnje. Dy mjete me targa të huaja janë përplasur me njëri-tjetrin dhe mendohet se shkak i përplasjes së fortë ka qenë shpejtësia e dy mjeteve dhe parakalimi i gabuar i makinës, i drejtuar nga Gert Yzeiri.
Ka mbetur menjëherë pa jetë gjatë aksidentit Rodmir Stojaku 18 vjeç, ndërsa tre të tjerët janë dërguar në spital me traumë të rëndë. Pasagjerët e dy mjeteve të përplasura janë nga Fieri dhe nga Tirana.
Katër ditë më parë, një tjetër aksident tragjik në Fier shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia e lëvizjes në rrugët nacionale ka rritur ndjeshëm bilancin e aksidenteve fatale në rrugë./tvklan.al
Gazetare – Aranita Brahaj