Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një aksident fatal i ka marrë jetën një të riu në hyrje të Tiranës. Alfred Jaçe po lëvizte në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, por një manovrim fatal ka shkaktuar përplasjen e motorit me dy automjetet dhe për pasojë vdekjen e Jaçes. Ekspertë të qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur skemën e aksidentit.

Rezulton se mjeti Fiat po kthehej për të hyrë në oborrin e pallatit të sportit, në këtë moment i ka prerë rrugën motori, i cili më pas është përplasur me makinën Benz. Policia rrugore ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e dy mjeteve.

Një grup i plot ekspertësh, drejtuar nga një prokuror i Tiranës po bëjnë hetimet për të zbardhur përgjegjësinë e secilit drejtues të të tre mjeteve të përfshira në aksident./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj