Dy makina u përplasen brenda tunelit

Ky është momenti i përplasjes fatale mes dy makinave në tunelin e Kalimashit, ku humbi jetën 1 qytetare dhe u plagosën 4 të tjerë. Ngjarja u regjistrua në tunelin që të çon në drejtim të Kukësit, ndërsa në aksident u përfshi mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malcin nga Shkopeti dhe një tjetër mjet me targa italiane i cili drejtohej nga shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të tunelit dallohet se makina me targa shqiptare me shpejtësi shumë të lartë ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën Ediona Sala, e cila udhëtonte si pasagjere në makinën me targa shqiptare, ndërsa u plagosën Gjino Malci, si dhe Sandër Beka, Mariglen Gjoka dhe Mihrije Zeneli nga Kosova. Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Kukësit ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur këtë të premte, pasi më herët, gjatë orëve të para të ditës një tjetër ngjarje e rëndë rrugore ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë.

Një 29-vjeçar i identifikuar si Isa Kotrri humbi jetën, kur makina me të cilën ai udhëtonte doli nga rruga.

Tv Klan