Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal duke shkaktuar vdekjen e Panajot Priftit 19 vjeç nga qyteti i Fierit, si dhe të Arjan Muçës nga Shegji i Madh. Ndërësa drejtuesi i mjetit Erjon Zyka është plagosur rëndë. Të 3 vitkimat kanë qëndruar për disa orë rradhazi në kanal për shkak të errësirës dhe vetëm mëngjesin e sotëm janë zbuluar nga një kalimtar i rastit. Menjëherë pas kësaj i plagosuri Zyka i është dhënë menjëherë ndihma e parë në spitalin e Fierit, për tu transportuar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit./tvklan.al