Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Tiranë në Rrugën e Elbasanit pasditen e sotme.

Policia njoftoi se një 52-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe, makina ka goditur fillimisht një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë dhe një 18-vjeçare këmbësore që lëvizte në trotuar.

“Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al