Një 67-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmë pas një aksidenti rrugor në periferi të qytetit të Fierit. Qamil Kanani nga fshati Qarr i rrethit të Fierit ishte duke udhëtuar me një karrocë kur një benz me targa Vlore e ka goditur atë nga pas. Kanani ka rënë me kokë në rrugë duke pësuar goditje vdekjeprurëse. Një furgon që kalojë aty pranë ka ndërhyr duke e çuar atë në spital por 20 minuta më pas 67-vjeçari ka vdekur në duart e mjekëve. Policia ka mundur të indetifikojë emrin e personit që kreu aksidentin dhe e ka shpallur atë në kërkim.
…
Një tjetër i moshuar është përplasur për vdekje ditën e djeshme në Vlorë, Asllan Beluli 64 vjeç ka qënë duke ecur me biçikletë kur është goditur nga pas nga një Volvo që drejtohej nga Lefter Seriani. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18 e 30 minuta në dalje të Vlorës, afër akademisë së Marinës, segmet ku ndodhin shpesh aksidente për shkak të mungesës së ndrriçimit. Drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin ka qëndrruar në vend dhe është ndaluar nga policia./tvklan.al