Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin me vdekje një ditë më parë në Durrës, ku përplasi biçiklistin, një motor dhe një makinë.
Korrenspondentja e Klan News në Durrës, Enkelejda Arapi, ka mësuar se shoferi u arrestua në banesën e tij pas negociatave të policisë me familjarët.
Aksidenti i rëndë u shënua pasditen e të premtes në Durrës, ku një automjet që lëvizte me shpejtësi tepër të lartë përplasi biçiklistin duke i marrë jetën, një motor dhe një makinë.
/tvklan.al