Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht.
Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete ndërsa janë lënduar tetë persona. Mes tyre janë edhe dy fëmijë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Edhe gjashtë të lënduarit e tjerë sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Klan News