Një laborator droge është gjetur në Qerekë nga SPAK. Lajmi raportohet nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë se policia ka nisur një operacion me urdhër të SPAK pas hetimeve në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese spanjolle.
Gazetari Bajraktaraj ka mësuar se nga ky aksion janë arrestuar disa persona.
Ajo që raportohet është se efektivët e Forcave Operacionale po kryejnë kontrolle edhe në qytetin e Tiranës. Një nga zonat ku ka kontrolle është edhe Kodra e Diellit./tvklan.al