Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Vlera minimale nga do të nisë shitja e 40% të aksioneve shtetërore të Bankës Italo-Shqiptare është 6.5 milion dollarë. Aksionet shtetërore pritet të shiten përmes tenderit të hapur ndërkombëtar. Ndërsa dhe aksionet e tjera të kësaj banke janë në shitje.
“Njihet fillimisht e drejta e ofrimit të aksioneve, të aksionerëve të tjerë dhe në rast se ata nuk i dëshirojnë këto është përcaktuar faza e daljes në ankand. Ka ardhur koha që të bëhet edhe shitja e këtyre 40% të aksioneve, në mënyrë për të pasur ecuri në zhvillimin e këtyre bankave”.
“Ka shprehje interesi, nuk është se, dhe janë banka të fuqishme që kërkojnë ta blejnë Bankën Itali-Shqiptare dhe janë banka italiane, ndoshta mbasi të miratohet ky projektligj, mund të jetë dhe vetë Banka Di Roma nga vetë pjesëmarrësit në tender.”
Nëpërmjet dy projektligjeve që pritet të miratohen në Parlament, do të shiten aksionet e fundit që shteti ka në tregun bankar. Konkretisht bëhet fjalë edhe për 40% të aksioneve të ish-Bankës Islamike që pritet t’i blejnë pronarët e tjerë të kësaj banke./tvklan.al