Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zonat e banuara për rreth shkollës “Andon Z. Çajupi” në kryeqytet, ka qenë vendi ku ka vazhduar këtë javë aksioni i bashkisë së Tiranës për pastrimin e sipërfaqeve përpara pallateve.

Mimi Kodheli: “Tani shkolla Çajupi, ka marrë pjesë këtë herë në këtë aktivitet, që është vazhdë e të gjitha aktiviteteve të çdo dite të shtunë që ne do të organizojmë për pastrimin e një zone të qytetit. Shpresojmë që dhe zonat e tjera të involvohen në këtë iniciativë qytetare, e cila sigurisht që sensibilizon jo vetëm brezin e ri, këta të rinj që marrin pjesë, por dhe banorët përreth, që do të jenë përfituesit e këtij pastrimi”.

Në këtë aksion, krahas punonjësve të bashkisë, u vu re dhe pjesëmarrja e komunitetit të banorëve, e veçanërisht e nxënësve të shkollës “Andon Z. Çajupi”./tvklan.al