Sistemet matëse të energjisë elektrike në qytetin e Fierit kanë kaluar në sitën e OSSH-së.

Shkaku i këtij kontrolli të beftë ka qenë sasia e madhe e humbjeve në rrjet, si pasojë e marrjes së energjisë në mënyrë abuzive.

Sipas drejtuesve të OSSH-së, niveli i humbjeve në rrjetin energjetik të zonës së Fierit shkon në 42.3%.

Siena Dove: “Të gjitha kontrollet janë bazë e asaj që neve domethënë studiojmë në të gjitha ato fidera, ato kabina apo ato abonentë të cilët ne kemi informacion që abuzohet, ose atje ku humbjet jo teknike dhe teknike janë më të mëdhaja. Domethënë, gjithë fiderat, gjithë kabinat që i kemi me nivel humbjesh të larta, ne atje synojmë të shkojmë. Se doemos që në këto fidera, në këto kabina, humbet janë të tilla që ne gjejmë elementë abuzimi”.

Pesë grupet e kontrollit kanë hequr të gjithë matësat që rezultojnë të dëmtuar, duke i zëvendësuar me matësa të rinj./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami