Bujar Nepravishta: “Duhet të pranojmë që deri tani nuk jemi fort të kënaqur me veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Ne prisnim ç’është e vërteta më shumë, ka pasur disa shqetësime dhe me publikun. Enti Rregullator e ka vënë përara përgjegjësisë dhe e ka detyruar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes që të marrë përsipër të gjitha kompensimet që kanë ardhur si rezultat i veprimeve të gabuara nga ana e tyre dhe ata kanë dalë në mënyrë publike dhe i kanë deklaruar këto gjëra. Për ne aktualisht është sfida për të reduktuar humbjet, ose për të rritur eficencën në shfrytëzimin e energjisë elektrike”./tvklan.al