Çmimi i energjisë elektrike nuk do te ketë rritje gjate 2009-ës. Drejtues te kompanisë CEZ, pronaret e rinj te Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes kane deklaruar se këtë vit nuk do t’i kërkojnë Entit Rregullator te Energjisë ndryshimin e çmimit.
Zv/drejtori i bordit drejtues te kompanisë çeke, gjatë një vizite në Tiranë, pohoi se detyra kryesore me te marre komandën e OSSH-së do të jetë ulja e humbjeve ne rrjet.
Përmirësimi i këtij treguesi do te thotë rritje fitimesh për kompaninë edhe me tarifa te pandryshuara.
Tomas Pleskac: “Do të jetë një detyre e vështirë pasi Shqipëria ka nivelet më të larta të humbjeve te energjisë ne te gjithë Evropën, por brenda pak muajsh do te kemi gati një plan për uljen e humbjeve në rrjet. Sigurisht do te bazohemi edhe ne eksperiencën tonë me menaxhimin e kompanive te ngjashme ne vendet e tjera”.
Drejtues të CEZ thane se çështja e tarifave do të diskutohet vitin e ardhshëm me Entin Rregullator të Energjisë.
Çeket e CEZ-it, të cilët blenë 76% të aksioneve të OSSH-së për 102 milionë euro, kanë ne plan qe ne 5 vitet e ardhshme te investojnë edhe 200 milionë euro te tjera ne përmirësimin e rrjetit te shpërndarjes.
Drejtues teknike te kompanisë thane se synohet edhe rritja e cilësisë dhe saktësisë se shërbimit ndaj konsumatorëve, dhe për këtë do të kompjuterizohet faturimi i energjisë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro