Trafiku i Tiranës, problemet me qarkullimin e mjeteve me dokumentacion të parregullt do të shmangen përmes një plani masash të marra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe që po zbatohet me intensitet në rrugët e kryeqytetit. Perveç sanksionimit të drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit, kotrroll intensiv i forcave policore të Tiranës ka për qëllim dhe goditjen e elemnteve kriminal dhe mjeteve të trafikuara.por këto kontrolle bëhen tashmë pas grumbullimit të të dhënave paraprake për rastet në fjalë nga sherbimet policore.

“Qëllimi është disiplinimi i trafikut në qytetin e tiranës, një lëvizje sa më normale dhe të mos ketë një kaos në Tiranë, gjithashtu edhe ndëshkimi i të gjithë kundravajtësve. Përdorin mjete me targa të huaja, përdorin mjete me targa të një mjeti tjetër dhe kryejnë kundravajtje të shumta në fushën e qarkullimit rrugorë.”

Gazetarja: A ka shtim të forcave policore për të përballuar kontrollet e ditëve të fundit?

“Ky plan i detajuar i Policisë së Tiranës është i gërshetuar sic thashë në fillim me bashkëveprimin e forcave të Policisë Kriminale, të Policisë së Rendit dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor. Është një plan i ri, ku janë menaxhuar më mirë forcat”. Ky plan masash do të funksionojë gjatë dhe më pas objekt i kësaj pune do të jetë dhe edukimi i këmbësorëve për respektimin e rregullave. Ndërkohë vetë policët rrugor jashtë kamerave shprehen se vështirsitë më të mëdha për disiplinimin e qarkullimit rrugor në Tiranë e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve të deputetëve dhe politikanëve. Në rastin e rrugës “Ismail Qemali” pranë kryesisë së kuvendit, edhe pse bashkia ka caktuar një vend të posaçëm në bulevard për parkimin e makinave të deputetëve, këto makina parkojnë në mënyrë kaotike pranë kryesisë, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit dhe duke rënduar trafikun në këtë aks./tvklan.al