Aktori i mirënjohur Reshat Arbana iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila tha se operacioni në fjalë u realizua nga mjekët e QSUT dhe gjithçka shkoi me sukses.

“Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë. Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insuficiencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës. Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku”, shkruajti ministrja./tvklan.al