Disa persona nuk plaken kurrë. E tillë është edhe Elizabeth Hurley. Aktorja 55-vjeçare njihet për pamjen e saj dhe vitet që kalojnë nuk i kanë bërë asgjë veçse ia kanë shtuar hiret e bukura.
Së fundmi, ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto që i lë pak vend imagjinatës. Ajo shfaqet topless me një këmishë të bardhë. 55-vjeçarja qëndron e shtrirë në bar, duke shijuar rrezet e diellit.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruante ajo në Instagram.
Hurley njihet për pjesëmarrjen në filmat Austin Powers. Së fundmi ajo dhe djali i saj, Damian, kanë kaluar një kohë të vështirë për shkak të vdekjes së Steve Bing.
Multimilioneri vrau veten në Los Angeles. Hurley dhe djali i saj kanë falenderuar fansat për dashamirësinë gjatë kësaj periudhe të errët për ta./tvklan.al