Aktorja e njohur turke, Zehra Yilmaz ka marrë surprizën më të bukur në ditën e lindjes së saj. Këngëtari Cem Belevi i ka propozuar asaj martesë, pas 4 vitesh lidhje së bashku.

Belevi ishte kujdesur për çdo detaj dhe kishte thirri të gjithë miqtë e ngushtë, që të ishin pranë tyre në këtë ditë të veçantë për ta.


Në një atmosferë tejet magjike, ku nuk munguan dritat dhe qirinjtë, aktorja i tha “Po” partnerit të saj.
Cem më parë është shprehur se kur e ka parë për herë të parë aktoren ka kuptuar që ajo do ishte dashuria e jetës së tij./tvklan.al