Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Bashkia dhe Prefektura e Tiranës, kanë fajsuar sot njëra-tjetrën për gjendjen e rrugëve të Kryeqytetit. Kryebashkiaku Brojka akuzoi Prefektin Dedja për përdorimin e ushtrisë për fushatë elektorale.

Albert Brojka, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Është e pamoralshme që kandidatura që mund të kandidoj për kryetar bashkie të përdorin institucionin e prefektit, të përdori TVSH, të përdori ushtrinë për fushatë elektorale. Kjo është e pamoralshme. Ushtria ka një status të caktuar nuk mund të përdoret për fushatë elektorale”.

Prefekti Dedja kundërpërgjigjet.

Taulant Dedja, Prefekti i Tiranës:- “Në mënyrë absolute nuk kam tentuar asnjëherë të ndërhyjë në kompetencat e cilitdo institucion qoftë ky, sepse prefektura është një institucion kontrolli për zbatimin e ligjit dhe të kontrolloj të gjitha institucionet qofshin këto lokale apo të varura nga institucioni shtetëror, që ushtrojnë përgjegjësit e tyre me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk ka asnjëgjë antiligjore të kërkosh ndihmën e një reparti të specializuar për këto probleme. Nuk ka lidhje numri i banorëve të Tiranës me bllokimin e pusetave”.

Brojka akuzon qeverinë për bllokimin e 75 milion lekëve të reja investime të Bashkisë, për bulevardin qëndror të kryeqytetit. Sipas Brojkës brenda kësaj jave do të shpallen firmat fituese për riparimin e shtatë rrugëve të kryeqytetit me fondet e qeverisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame