Lajme Arkiva – TV Kaln 2004

Ministria e Arsimit vazhdon abuzimet me tenderat. Ministri Luan Memushi ka dalë në një konferencë për shtyp, për të bërë publike emrat e shtëpive botuese që kanë fituar të drejtën për të shtypur tekstet shkollore për klasat e para për vitin 2005, por anëtarët e komisionit të vlerësimit që kanë marr pjesë në vlerësimin e teksteve, janë dukur të habitur kur nga një shtëpi botuese, kryetarja e bordit të vlerësimit ka shpallur dy të tilla, ku tekstet e kësaj të dytës mund të përdoren si tekste alternative në shkollat publike.

Përfaqësuesja e Ministrisë: “Ministria cakton në ndihmë të bordit qendror nënkomisione me ekspert për secilën lëndë dhe ju keni qenë si duket në këtë nënkomision dhe unë e di shumë mirë që juve keni nxjerrë fitues “Moravën”. Zonjë ju keni nxjerrë 96 pikë ca njërën dhe 40 e ca pikë tjetrën. Atëherë ne nuk jemi këtu kot, ne mbështetemi tek gjykimi juaj, por vendimi jonë është i pavarur dhe i prerë”.

Anëtarja e komisionit: “U shpallën dy abetare  fituese, kur komisioni shpalli një”.

Gazetarja: Kush ishte abetarja që shpallët ju fituese?

Anëtarja e komisionit: “Nuk e di zonjë, neve i kishim me kode, komunikonim, vlerësonim me kode, u çudita që fituan dy, njëra e meritonte”.

Ideja e përdorimit të teksteve alternative sipas ministrit Memushi, do të praktikohet për herë të parë në arsimin parauniversitar shqiptar dhe nxënësit mund të zgjedhin vetë në qoftë se do të përdorin tekstin e miratuar apo atë alternativ. Ndërkaq ministri Memushi ka deklaruar që janë marrë të gjitha masat që tekstet shkollore të shtypen në kohë, duke iu shpërndarë nxënësve falas dhe duke shmangur kështu shitjen e tyre në tregun e zi./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka